Policia konfiskon mallra të kontrabanduar në Seqishtë - FOTO

Policia e Kosovës ka konfiskuar mallra të ndryshme si këpucë, tekstil, pajisje elektronike në fshatin Seqishtë të Hani i Elezit, që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Organet e rendit kanë njoftuar se mallrat janë gjetur në një automjet me targa vendore – postë e shpejtë ndërsa kanë arrestuar vozitësin i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Me urdhër të prokurorit të shtetit mallrat i janë dorëzuar pikës doganore dhe rasti është iniciuar si ‘kontrabandim me mallra’.