Foto: Policia e Kosovës

Policia konfiskon dy automjete që po transportonin drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar në Brezovicë

Policia e Kosovës në Shtërpcë, mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndaluar dy automjete që dyshohet se po transportonin drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar dy automjetet për dokumentacion të pa rregullt, për procedura të mëtejme.

Në njoftim thuhet se, lidhur me rastin janë njoftuar edhe Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjtë më pas i kanë konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt, ka thënë se po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës