Foto: KALLXO.com

Policia konfiskon automatik dhe pistoletë në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë automatike M-70, një pistoletë dhe gjashtë fishek gjatë bastisjeve në tre lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut.

Arma automatike, M-70 është gjetur dhe konfiskuar në Leposaviq, nuk është raportuar për të arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka  shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut janë konfiskuar në njërin rast katër fishek të pistoletës dhe në rastin tjetër një pistoletë me dy fishekë.

Në asnjërin rast nuk është raportuar për të arrestuar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.