Ilustrim

Policia konfiskon arsenal armësh në shtëpinë e 56 vjeçarit

Mëngjesin e sotëm, shtëpia e 56 vjeçarit H. Sh. ishte cak i Policisë së Pejës.

Informacionet që kishin marrë policia rezultoi me konfiskimin e një numri të madh armësh të cilat dyshohej se i dyshuari po i mbante pa leje.

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm kanë kryer një bastisje me urdhëresë të Gjykatës së Pejës.

Bastisja u krye në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të 56 vjeçarit.

Gjatë bastisjes u konfiskuan: një pistoletë artizanale, një pistoletë gazi, një karikator me tetë fishekë të gazit, tre fishekë të kalibrit 7.62 x 25 milimetra, një gëzhojë, fishek të gjuetisë të kalibrit 16 milimetra, 10 fishekë të gazit dhe 10 të shkrepur të gazit, dy pushkë të modifikuara, dhjetë pjesë të mekanizmave të armëve, 32 gëzhoja të kalibrit 7.62×39 milimetra, tetë fishkë për pushkë gjuetie, pesë fishekë të pistoletës, tetë fishekë të tjerë gjuetie, 34 gëzhoja gazi, një kuti me diabolla për pushkë ajrore, 10 gëzhoja për pushkë gjuetie, 20 fishekë për pushkë gjuetie të kalibrit 20 milimetra dhe një gëzhojë e të njëjtit kalibër, një predhë fisheku, një pushkë ajrore, një palë dylbi optike për armë.

Pas konfiskimit të këtyre armëve i dyshuari është arrestuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, me vendim të të cilit 56 vjeçari është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore.