Ilustrim

Policia konfiskon afër 75 kilogramë kafe në veri

51 paketime me nga një kilogram kafe dhe 33 paketime me 0.70 gramë kafe, të cilat raportohet se po transportoheshin pa dokumente, janë konfiskuar sot në veri të vendit.

Zyrtarët policorë që po kryenin detyrat e tyre pranë pikës së kontrollit tek Ura e Bistricës, rrugës për në Leposaviq ka ndaluar një automjet.

Automjeti në fjalë po drejtohej nga M.P., i nacionalitetit serb, i cili u kap duke transportuar mallra pa dokumente.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 51 paketime me nga një kilogram kafe dhe 33 paketime me 0.70 gramë kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se njësitet relevante policore, lidhur me rastin kanë kontaktuar njësitin e doganës.

Sipas procedurave të parapara është bërë pranim dorëzimi i automjetit dhe mallit tek njësitet doganore, për të vazhduar me procedura të tjera ligjore.