Droga e konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Facebook/Xhelal Sfeçla

Policia konfiskon 17 kg marihuanë

Tre persona janë arrestuar për trafikim droge dhe janë konfiskuar 17 kilogram mariuhanë, nga Policia e Kosovës.

Xhelal Sveçla, ministër i Punë të Brendshme në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, se Policia e Kosovës ka konfiskuar 17 kg drogë e llojit marihuanë

Po sipas tij, edhe dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit janë arrestuar për korrupsion.

“Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale. Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Poashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit. Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

 

Droga e konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Facebook/Xhelal Sfeçla
Droga e konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Facebook/Xhelal Sfeçla