Foto: KALLXO.com

Policia konfiskon 150 euro që dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 shtator në Prishtinë, janë raportuar dy raste të falsifikimit të parasë.

Në rrugën “Ukshin Hoti”, në një bankë, klienti kishte deponuar një monedhë në vlerë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Ankuesja zyrtare e bankës ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë me dije se monedha e dyshuar është konfiskuar, dhe rasti është duke u hetuar.

Gjithashtu në rrugën “Fatime Sokoli”, një person ka njoftuar policinë se klienti kishte këmbyer monedhë 100 euro.

“Ankuesi ka informuar se një klienti kishte këmbyer një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”- thuhet në raportin e policisë.

Monedha sipas policisë është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.