Emshir, Prishtinë

Policia konfirmon rastin në Prishtinë, punëtori 44-vjeçar ra nga ndërtesa

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e sotëm në Prishtinë, ku një person ka rënë nga një lartësi nga ndërtesa ku po punonte dhe ka pësuar lëndime.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në  rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë.

Sipas tij, viktima 44-vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Borovci ka shtuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VIDEO: Prishtinë, një person dyshohet se ka rënë nga ndërtesa ku punonte