Policia konfirmon arrestimin e një polici të dyshuar për vrasjen e të vëllait

Një person ka mbetur i vrarë në fshatin Gushtericë e Poshtme të Komunës së Graçanicës rreth orës 15:00.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka deklaruar se policia ka hasur në trupin e pajetë, pas daljes në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti

Sipas saj, vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Zëdhënësja tutje thekson se personi i dyshuar, zyrtar policor, është arrestuar, derisa  Inspektorati Policor  kanë nisur hetime për rastin.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Vrasje në fshatin Gushtericë, i dyshuar një polic i Kosovës