Policia kërkon një person të dyshuar për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së një personi të dyshuar për zjarrvënie.

I dyshuari, Idriz Tashevci, po kërkohet nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë-Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente.

Në njoftim u theksua se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, mund të kontaktohet Policia direkt në e-mail – [email protected], në rrjetin social Facebook, përmes aplikacionit Lajmëro Policinë ose në 192.