
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të mësuar vendndodhjen e këtyre dy personave
02.2.2023 - 18:37
Dy persona janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohen se kanë kryer tri vepra penale.
Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për të mësuar vendndodhjen e Valon Morinës, 31-vjeç, i dyshuar për privim të kundërligjshëm nga liria; lëndim të lehtë trupor; dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Po ashtu, Policia po e kërkon edhe Burim Strumcakun, i dyshuar për veprën penale – privim i kundërligjshëm nga liria.
Policia njofton se mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria ka publikuar fotot e të dyshuarve të shpallur në kërkim.