Personi i kërkuar nga policia për veprën penale "ngacmim"
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person për veprën ‘ngacmim’
05.11.2024 - 11:07
Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar personin në fotografi i cili dyshohet për veprën penale “ngacmim” të ndodhur të prill të 2024-tës.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, organet e rendit udhëzojnë qytetarët të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.