Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuar për disa vjedhje të rënda - FOTO

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe gjetjen e vendodhjes së disa personave të dyshuar për disa vjedhjeve të rënda që janë bërë në fshatin Turjakë të Malishevës.

Në komunikatë është bërë e ditur se gjatë veprimeve hetimore nga kamerat e sigurisë janë siguruar fotografi të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve.

Mirëpo, sipas Policisë, deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”-është thënë në njoftimin e Policisë.