Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për therje me thikë

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për therje me thikë.

Sipas njoftimit, Policia ka marrë autorizimin e Prokurorisë së Gjakovës për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur më 8 gusht 2021 rreth orës 1:40.

“Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuar, mirëpo deri më tani nuk ka arrit të  identifikoj personin e dyshuar i cili është kryerës i kësaj vepre. Andaj më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth 18 – 25 vjeçar dhe jeton dikund në një shtet perëndimor.

Lidhur me rast hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografin e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më  afërt policor.