Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të një personi të dyshuar, i cili po kërkohet për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj, në Prizren.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për një rast që ka ndodhur, më 10.08.2024, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkëngjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në Stacionin më të afërt Policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192.” – thuhet në Kërkesën e Policisë.