Policia e Kosovës
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje (FOTO)
12.12.2024 - 15:42
Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të identifikuar një person të dyshuar.
Personi, fotografia e të cilit u publikua nga Policia, dyshohet për vjedhje.
‘Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192’ – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës që është publikuar më 12.12.2024.
Fotografitë e të dyshuarit u publikuan nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Prokuroria.