Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje në Prishtinë
16.9.2024 - 11:45
Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave, të cilëve edhe ua ka publikuar fotografitë.
Sipas njoftimit të Policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje e shërbimeve” që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.
Policia apelon te qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, të kontaktohet Policia në numrin e telefonit 192.