Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave – FOTO
16.11.2024 - 10:39
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave. Ata po dyshohen për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
“Sektori i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi” – thuhet në njoftim.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që ka ndodhur muajin e kaluar. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” – thuhet në njoftim.