Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas një njoftimi, me autorizim nga prokuroria kompetente është kërkuan ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat u tha se do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi.

Policia ka thënë se emri i personit të dyshuar është Arsim (Rasim) Rashiti.

Tutje PK shtoi se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrat e telefonit 192 ose 038 535 812.