Fatos Hoxha: Personi i kërkuar nga organet e rendit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, i dyshuar për shumë raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi.

Personi i kërkuar është Fatos Hoxha, 33-vjeçar.

Sipas Policisë i dyshuari po kërkohet për disa raste të vjedhjeve dhe se për të janë aktive rreth 30 urdhër arreste të lëshuara nga organet kompetente.

“I dyshuari përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, për të janë aktive rreth 30 urdhër arreste të lëshuara nga organet kompetente”, ka njoftuar Policia, e cila thotë se i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit të telefonojnë në numrin apo ta njoftojnë Polici në çfarëdo forme tjetër.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet tutje.