Ilustrim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për fajde (FOTO)

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një personi të dyshuar.

Policia po e kërkon Besnik Lajqin, 38 vjeçar nga fshati Malaj, Rugovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]