Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat mund të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në ”vjedhje të rënda” dhe raste të tjera.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 (pa pagesë).

Kjo është fotografia e personit të dyshuar: