Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia kërkon ndihmë për të arrestuar një person të dyshuar - FOTO

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve, për gjetjen dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohet për veprën penale: “ngacmim dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. 

Duke publikuar fotografinë e tij, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor – Qendra në Prishtinë bëjnë thirrje, që kushdo që mund ta ketë parë të telefonojë Policinë. 

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192.” – thuhet në njoftimin e datës 16.01.2025.