Personi i kërkuar. Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për dhunim seksual

Nën dyshimin e kryerjes së ka kryer veprën penale “Dhunim”, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi.

Florian Fila, 22-vjeçar, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë është personi që po kërkohet nga ana e Policisë.

“Policia, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje u tha se lidhur me rastin “Dhunim” nga ana e Policisë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative të Policisë” – tregohet në njoftimin e publikuar.

Policia e Kosovës ka thënë se kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë apo stacionin më të afërt policor.