Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim.

I kërkuari, Edmond (Engjell) Nokaj nga fshati Marmull – Gjakovë, dyshohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari i lartcekur me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore.

Andaj, Polcia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë në stacioni më të afërt policor, ose në nr. 192-080019999 (pa pagesë) apo në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në numrin: 045 980 220.