Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për ngacmim - FOTO

Policia e Kosovës në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim”.

I njëjti thuhet se dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore të cilët janë të raportuara në Stacion Policor Prizren.

“Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Ngacmim që ka ndodhur më datë 28/02/2023, ora 19:15, në rrugën “William Walker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”” – njofton policia.

Për shkak të pamjeve jo shumë cilësore të kamerave, policia thotë se nuk ka mundur ta identifikojë personin.

“Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë” – thuhet tutje në njoftim.

Për çfarëdo informate lidhur me këtë rast, ftohen qyetatrët që të raportojnë në policinë e Prizrenit apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.