Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale – grabitje.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Për çdo informacion, Policinë mund ta kontaktoni në numrin e telefonit 192.