Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për narkotikë

Policia e rajonit të Pejës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të dyshuarit Cenë Isenaj 57 vjeçar nga fshati Lubovë i komunës së Istogut.

Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për veprën penale ‘blerje posedim, shpërndarje dhe shtoje e paautorizuar e narkotikëve’.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.