Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e një personi të dyshuar, Valdet Kasapi, nga Peja, i cili po kërkohet nën dyshimin për vjedhje.

Policia po ashtu ka bashkangjitur edhe një foto të tij dhe ka bërë thirrje që kushdo që e sheh të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“I pandehuri është i kërkuar për vepra penale: 4- (Katër) raste për veprën penale “VJEDHJË E RENDË”, ka bërë të ditur policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]