Foto: Pixabay

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi, dyshohet për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së Florent Bunjakut, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të zjarrvënies.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar, Florent Bunjaku, kërkohet për përfshirje në veprën: ‘zjarrëvënie’.” – tha Policia e Kosovës, më 11.02.2025.

Sipas Policisë, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected].