
Foto: Denis Sllovinja / KALLXO.com
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy shtetasve të Shqipërisë të dyshuar për vjedhje të rëndë
04.2.2025 - 10:40
Me Autorizim nga Prokuroria, Policia në Kryeqytet kërkon ndihmë nga qytetarët për ofrim të informatave që do të ndihmonin në identifikim të vendndodhjes së dy shtetasëve të Shqipërisë, të cilët dyshohen për veprën: “vjedhje e rëndë”.
Personat e dyshuar, për të cilët Policia ka bashkëngjitur edhe pamje, janë:
– Ismail Dishuka (25.10.1979) dhe Emanuel Shkodra (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected].” – thuhet në thirrjen e Policisë.