Policia kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarit për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Me autorizim të prokurorit Policia ka publikuar fotografinë e personit të shpallur në kërkim, duke kërkuar nga qytetarët të cilët kanë informacione për të njoftojnë Policinë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është Marjan Veljçkoviç, 42 vjeçar, i cili kërkohet për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

“Për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrat: 192 ose 080019999 (pa pagesë)”, thuhet në kërkesën e Policisë.