
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari nga Marmulli i Gjakovës
Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën për lokalizimin e një të dyshuar nga fshati Marmull i Gjakovës.
Edmond Nokaj është personi të cilën policia po e kërkon
Ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas komunikatës, në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në thirrjen e Policisë.
Kjo është fotografia e të dyshuarit i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës: