Ilustrim

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur të dyshuarin për vjedhje - FOTO

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar të njëjtin.

I dyshuari, siç thuhet në njoftim të forcave të rendit, po ndiqet për përfshirje në një rast të vjedhjes grabitqare që ka ndodhur në fillim të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi” – thuhet në njoftim.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë” – vijon njoftimi.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.