
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë
Policia e Kosoves është duke e kërkuar një të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.”
Sipas Policisë së Prizrenit, i dyshuari është Veton Hoxha, 32 vjeçar dhe i njëjti dyshohet se është përfshirë në një vrasje në tentativë, më 29.01.2025.
Policia ka publikuar tashmë fotografinë e Veton Hoxhës, teksa për identifikimin e vendndodhjes së tij po e kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.
“Më 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën ‘Transiti i ri’, në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave, në atë rast janë shkrepur edhe armët. Dy persona kanë pësuar lëndime, ndërkaq tre armë – pistoleta janë sekuestruar. Lidhur me këtë janë identifikuar dhe arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast, përveç një të dyshuari: të dyshuarit të lartshënuar.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia mes të tjerash ka kërkuar nga qytetarët që për “çfarëdo informate për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportoni Policinë në Prizren, në numrin 192, apo në cilindo Stacion të Policisë në Kosovë.”