
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje - FOTO
26.3.2025 - 14:33
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuari për vjedhje.
Policia ka publikuar fotografi të të dyshuarit duke lutur që për informacione të kontaktohen në numrin e telefonit: 192, ose përmes emailit: [email protected].
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit i cili shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘vjedhje’.” – thuhet në postimin e Policisë së Kosovës, të publikuar më 26.03.2025.