Policia kërkon këtë person, pret bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për arratisje të privuar nga liria.

Për gjetjen e tij, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

Personi i kërkuar është Gëzim Azemaj, i lindur më 23.03.1991 në Aqarevë-Skënderaj, i cili kërkohet për veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

Bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, Pilicia kërkon ndihmën e qytetarëve.

“Për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt”, thuhet në komunikatën e Policisë.