Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit për lëndim të rëndë trupor

Polica e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e më pas arrestimin e të dyshuarit Fisnik Qenaj nga fshati Romajë i Prizrenit.

Ai po kërkohet për veprën  – lëndim i rëndë trupor.

Policia ka publikuar një fotografi dhe të dhënat e tjera personale të të dyshuarit.

“Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuar lajmërojë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.