Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave, të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 31.08.2024 në një lokal afarist në Ferizaj.

Sipas Policisë, deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarjeje nuk janë identifikuar dhe Policia e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tyre të lajmërojnë stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia siguron se të dhënat e personave që japin informacione do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Me autorizim të Prokurorisë së Ferizajt, Policia ka publikuar fotot e të dyshuarve.