Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunim për arrestimin e Labinot Zeqaj i dyshuar për kryerjen e veprës, “ Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Forcat e rendit bëjnë thirrje që çdo njëri që ka informata mbi të kërkuarin, të lajmërojë në numrat: 192 dhe 080019999 si dhe 039 432 327, Drejtoria Rajonale Pejë.