Ilustrim

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e katër personave të dyshuar vrasje - FOTO

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut përmes një komunikate ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e disa personave.

Personat e kërkuar  janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje e rëndë me datë 10.07.2021 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.

I dyshuari i parë është Fitim Vatovci me nofkën “Laka” i lindur më 04.01.1993 në Mitrovicë.

I dyshuari i dytë është Adrian Beqiri me nofkën “Nando” i lindur më 14.01.1992 me vendbanim në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Tutje në komunikatë potencohet se gjithashtu kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë me datë 12.02.2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

I dyshuari i parë për këtë rast është Leutrim Selimi i lindur më 12.09.1991 në Mitrovicë.

Ndërsa, i dyshuari i dytë për këtë rast është Valmir Selimi i lindur më 03.04.1996 në Mitrovicë.

Policia  kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e  tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës .