Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy personave - FOTO

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në gjetjen e dy personave të dyshuar për grabitje të një argjendarie në Prizren.

Rasti ka ndodhur më datën 22 korrik 2022 në orën 10:47.

“Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim të PK-së.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected]