Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e të dyshuarit për grabitje të armatosur në Ferizaj - FOTO

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim nga qyetetarët për të ndihmuar në gjetjen e një personi në kërkim policor.

Sipas njoftimit personi i dyshuar është Veton Esati, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt.

“Personi i dyshuar është: Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt. Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati”- thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”- ka thënë Policia.

“Publikimi i fotos dhe të dhënave nga Policia është bërë në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim.