Person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj. Screenshot: Policia e Kosovës/Facebook

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje të një veture "Golf VII"

Policia e Kosovës ka bërë publike një video ku shihet një person i cili dyshohet se në prill të këtij viti ka vjedhur një veturë “Golf VII”.

Përmes këtij postimi, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për identifikimin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar.

Sipas Policisë, personi në fjalë dyshohet për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të 4 prillit 2022, rreth orës 00:25 në rrugën ’Sali Çeku’’, saktësisht në parkingun para market ‘’Ari’’ në Ferizaj.

“Personi i gjinisë mashkullore (si në video) dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti GOLF VII ngjyrë e kaltër me targa vendore” – ka thënë Policia.

Publikimi i kësaj video Policia ka thënë se është bërë në bazë të autorizimit nga Prokuroria e Ferizajt.

Policia njoftoi qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë Policinë në  stacionin më të afërt.

Po ashtu, Policia tha se informatat për këtë person qytetarët mund t’i ndajnë edhe përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose në numrat 192, 0290/326-250 apo 0290/322-406.

Të dhënat e personave që potencialisht mund të kenë ndonjë informatë për personin e dyshuar të cilat do t’i ndajnë me Policinë u tha se do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

www.kallxo.com