Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e këtij personi
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon bashkëpunim nga ana e qytetarëve për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.
Zyra për informim e Policisë ka bërë të ditur se personi në kërkim është Nderim Haklaj i lindur me 29.12.1986 në Deçan.
Sipas Policisë, i pandehuri është i kërkuar për veprat penale, mbajtje e armës pas leje dhe zjarrvënie.
“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Zjarrvënie”,” thuhet në njoftim të policisë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.