Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetar për arrestimin e një person të dyshuar për dhunim.

Sipas njoftimit të Policisë në Rajonin e Pejës, personi i dyshuari Arian Qelaj, 38 vjeçar nga fshati Maznik i Deçanit, është në kërkim për veprat penale dhunim dhe lëndim të rëndë trupor.

I dyshuari sipas policisë është në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën  policisë.


Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa [email protected].