Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar për veprёn penale: “Vjedhje e rëndë.”

Sipas njoftimit të Policisë, i kërkuari është Bleron (Ali) Galani 28 vjeçar nga Peja.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë publikimin e të dhënave të të kërkuarit e ka bërë bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, dhe e-mail adresa [email protected].