PK, police, policia, arrestim

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia kërkon bashkëpunim në identifikimin e të dyshuarit për vjedhje - FOTO

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim në identifikimin e një të dyshuari, të cilin po e kërkojnë për vjedhje.

Policia ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një person i drejtuar në dritare të një veture dhe për publikimin e saj thotë se ka autorizim nga Prokuroria.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192.” – ka thënë Policia, më 17.01.2025.