Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia: Katër raste të dhunës në familje të raportuara gjatë fundjavës

Gjatë fundjavës që kaloi, katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Më 28 maj, në Podujevë është arrestuar një burrë nën dyshimin se një ditë një parë, ai kishte kanosur një grua përmes telefonit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një grua ka raportuar se të dielën është sulmuar fizikisht nga motra e saj. Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje është raportuar të jetë ushtruar edhe në Drenas nga një burrë i dyshuar, ndaj bashkëshortes së tij.

Palët janë intervistuar, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.