Ilustrim, Speca të kuq - Foto: Facebook

Policia kapi një person me 800 kilogramë speca që dyshohet se i solli nga Serbia

Dje në fshatin Koretin të Kamenicës policia ka ndaluar një person të dyshuar, pasi në automjetin e tij janë gjetur 800 kilogramë speca që dyshohet t’i ketë sjell nga Serbia.

Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00.